Sot në Kosovë na pret mot me diell dhe vranësira lokale.
Mëngjesi do të jetë mjaft i ftohtë dhe në shumë zona me acar kogja të fortë, megjithatë jo ekstrem.
Temperaturat pritet të luhaten nga -6 minimalja deri në 8 gradë Celsius maksimalja. Acar i vërtetë me -6 e ndoshta edhe deri në -8 në viset e larta malore.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale.
Mëngjesi me acar sidomos në viset malore, ndërsa gjatë ditës me diell dhe rritje të temperaturave. Do të vazhdojnë të fryjnë erëra të ftohta nga veriu dhe verilindja. Erërat do të kenë tendencë dobësimi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.