Gjatë dy ditëve të ardhshme pritet që të ketë të reshura lokale të shiut, sipas Prishtina Weather.
Ky është parashikimi për të martën dhe të mërkurën:
19.11.2019 – Në mëngjes ftohtë, e në ultësira mundësi për mjegull. Ditën mot i butë dhe kryesisht me vransira. Vonë në mbrëmje priten reshje të dobëta shiu. Nga rrafshi i Kosovës erë mesatare juglindore 3-10m/s, e nga Dukagjini erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-3m/s. Indeksi UV: 2.
20.11.2019 – Në mëngjes vranët dhe me shi. Ditën pjesërisht vranët me reshje lokale shiu. Mundësi edhe për bubullimë. Në vise malore mbi 2000m priten edhe reshje bore. Erë mesatare dhe e fuqishme nga jugperëndimi dhe juglindja 5-15m/s. Indeksi UV: 1.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.