×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është personi që vdiq në aksidentin në Gjakovë, i lënduar rëndë edhe një fëmijë

    Reporteri
    12 Prill 2019 | 15:36

    Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se sot më 12 prill 2019, në fshatin Korenicë të Gjakovës ka ndodhur një aksident i rëndë ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe ka edhe të lënduar.


    Prokuroria njofton se i vdekur është shtetas i Shqipërisë, ndërsa vetura tjetër kishte targa të Anglisë, shkruan Reporteri.net.

    “Aksidenti ka ndodhur në mes dy veturave “Golf”e “Mercedes”, ku shkaktar i aksidentit dyshohet të ketë qenë shoferi i golfit, tashmë i ndjeri B.M., afër 40 vjeç i cili ishte me targa të Shqipërisë, përderisa automjeti tjetër “Mercedes” ishte me targa të Anglisë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. .

    Sipas prokurorisë, lëndime të rënda trupore ka një fëmijë E.M., i cili është nisur për trajtim të mëtutjeshëm për në QKUK, përderisa personat e tjerë të përfshirë në këtë aksident nuk kanë lëndime të rënda trupore dhe janë jashtë rrezikut për jetë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!