×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është plani i vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë

    Reporteri
    31 Mars 2021 | 8:50

    Institucionet kompetente shëndetësore në Kosovë në muajin shkurt kanë hartuar Planin shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19, i cili është i ndarë në tri faza.


    Në fazën e parë do të vaksinohen punëtorët shëndetësorë, banorët e shtëpive të kujdesit për të moshuarit, grupmoshat 80+ dhe personat me sëmundje kronike.

    Sipas infografikës së publikuar nga REL, në këtë fazë i bie të vaksinohen 54 mijë persona ose 3 përqind e popullsisë.

    Në fazën e dytë do të vaksinohen grupmoshat 65-79 vjeç, mësimdhënësit dhe forcat e sigurisë të përfshira në menaxhimin e pandemisë COVID-19. Parashihet që në këtë fazë të vaksinohen 306 mijë qytetarë apo 17 përqind e popullsisë.

    Ndërkohë në fazën e fundit pritet të bëhet vaksinimi i 50 përqind të popullsisë apo 900 mijë persona.

    Çdo person që dëshiron të vaksinohet duhet të regjistrohet në këtë adresë: ekosova.rks-gov.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!