×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Ky është angazhimi i ri i Rrahman Ramës pas dorëheqjes si komandant i FSK-ja

    Reporteri
    30 Nëntor 2021 | 18:38

    Rrahman Rama ka dhënë sot dorëheqje nga posti i komandantit të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK).

    Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se Rama tani e tutje do të jetë përfaqësues i Kosovës në RACVIAC, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Gjenerallejtnant Rrahman Ramën e falënderoi për kontributin e tij dhe po ashtu i dëshiroj suksese në angazhimin e mëtutjeshëm si përfaqësues yni në RACVIAC”, ka shkruar Kurti në Facebook.

    RACVIAC (Qendra për Bashkëpunim të Sigurisë, me seli në Zagreb) është organizatë e rëndësishme ndërkombëtare e sigurisë e themeluar në vitin 2000 me qëllim të nxitjes së dialogut dhe bashkëpunimit në çështjet e sigurisë në Evropën Juglindore, përmes një partneriteti në mes të vendeve të rajonit dhe partnerëve të tyre ndërkombëtarë.

    Ndryshe, pas dorëheqjes së Ramës nga pozita e komandantit të FSK-së, në këtë pozitë është emëruar gjeneralmajor Bashkim Jashari. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!