×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është propozimi i Veselit për deputetët për Komisionin Shtetëror për dokumentimin e krimeve serbe në Kosovë

    Reporteri
    15 Maj 2019 | 18:13

    baKuvendi i Kosovës do të mbajë nesër një seancë ku ndër pikat e rendit të rendit të ditës do të jetë edhe propozimin e kryekuvendarit , Kadri Veseli për themelimin e Komisionit Shtetëror për dokumentimin e krimeve të luftës të regjimit serb në Kosovë, shkruan Reporteri.net


    “Ky Komision do ta ketë si mision mbledhjen e të dhënave, hulumtimin, dokumentimin dhe klasifikimin të krimeve të bëra nga Serbia gjatë luftës së fundit në Kosovë. Qëllimi i kësaj iniciative është që krimet që kanë ndodhur në vendin tonë të dokumentohen në bazë të praktikave ndërkombëtare dhe në bazë të këtyre fakteve të kërkohet themelimi i një Gjykate që trajton në mënyrë të paanshme dhe profesionale krimet e bëra nga Serbia dhe forcat e saj ushtarake e paramilitare”, shkruan ndër të tjera në propozimin e Veselit.

    Ky komision është paraparë të përbehet nga përfaqësues të institucioneve më të larta shtetërore si dhe të organizatave të familjeve të viktimave të vrara në luftë.

    Kryekuvendari Kadri Veseli sot vizitoi vendin ku do të ndërtohet Memoriali i dëbimit të shqiptarëve nga forcat serbe.

    Ai me këtë rast tha se ky tribunal po përkrahet edhe nga ndërkombëtarët, ndërsa shtoi se kjo nismë u duket e vonë “vetëm atyre që gjithë jetën janë në gjumë dhe tuten prej hijes së tyre”, duke aluduar në kreun e LDK-së Isa Mustafa i cili ka deklaruar se “Kosova nuk mund ta themelojë Tribunalin për krimet e Serbisë në Kosovë”.

    Lidhur me idenë e Veselit për Tribunalin kanë reaguar ashpër në Seri.

    Kujtojmë se Kuvendi me 15 prill  me 66 vota pro të deputetëve miratoi rezolutën për gjenocidin dhe krimet serbe në Kosovë.

    Kjo iniciativë doli saktësisht me 12 prill nga kryekuvendari Kadri Veseli i cili në një Akademi përkujtimore për të rënët në Lubizhdë të Prizrenit, tha se “ka ardhë koha që të themelohet një gjykatë e tillë”.

    Më poshtë lexoni propozimin e Veselit:

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!