×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Serbi reagojnë për iniciativën e Veselit për tribunal ndërkombëtar për masakrat në Kosovë

    Reporteri
    02 Maj 2019 | 20:01

    Kryeparlamentari, Kadri Veseli ka bërë të ditur se së shpejti do të merret iniciativa e formimit të një Tribunali i cili do t’i gjykojë krimet dhe gjenocidin të cilin shteti serb e ka kryer gjatë luftës në Kosovë.

    Kjo deklaratë e Veselit është cituar nga të gjitha mediat në Serbi, të cilat i kanë dhënë jehonë të madhe.

    “Zotëruesi i Kosovës i kërcënon ashpër serbët dhe Serbinë! Fjalët e tij i kanë frikësuar të gjithë në Kosovë. Ky paralajmërim është i frikshëm”, shkrua media serbe “Espresso”

    “Kadri Veseli në komemoracionin e shqiptarëve të vrarë në fshatin Studime të Vushtrrisë, ka paralajmëruar se do të ketë rezolutë për iniciativën e tij në Kuvend për të vendosur para drejtësisë të gjithë përgjegjësit për krime dhe gjenocid”, citon kjo media fjalimin e Veselit, shkruan Reporteri.net.

    Më tutje thuhet se si Veseli ka pohuar se sot pikërisht në Kuvend kanë nisur takimet.

    “Takimet kanë nisur me trupat tonë për implementimin e ligjit, me Prokurorinë, gjyqësinë, me shoqatat e të zhdukurve dhe viktimat e luftës, në mënyrë që vendimi të merret në Kuvendin e Kosovës, që të bëhet Tribunali”, citojn kjo media krykuevndarin Veseli.

    Më tej citon se si Veseli ka deklaruar se “forcat shtetërore serbe gjatë luftës i kanë kryer 186 masakra në Kosovë”.

     

    Kujtojmë se kryekuvendari Veseli përmes një postimi të bërë sot në Facebook tha se krijimi i Gjykatës Ndërkombëtare për krimet e Serbisë në Kosovë është i domosdoshëm.

    “Dhe ne, si shtet, kemi obligim ta bëjmë të pashmangshëm. Unë tashmë kam filluar iniciativën për këtë qëllim. Për këtë, sot kam takuar Kryeprokurorin e Shtetit, Komisionin Qeveritar për persona të zhdukur, si dhe organizatat e shoqërisë civile që kanë punuar me vite të tëra në fushën e drejtësisë tranzicionale”, shkruajti Veseli. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!