Është zyrtarizuar oferta e re e Lëvizjes Vetëvendosje që i ka bërë LDK-së.
Këtë e ka konfirmuar, njeriu më i afërt i Kurtit, Besnik Bislimi, i cili ka publikuar letrën që partia e tij i ka dërguar LDK-së.
Në letrën e përcjellë tek LDK-ja, thuhet se VV-ja propozon për rritjen e numrit të Ministrive në 14. Por, jo vetëm kaq, sepse kjo ofertë sipas VV-së duhet të përfshijë edhe lëvizje nga qëndrimi për presidentin, pasi ata kërkojnë që të bëhet një qëndrim i përbashkët, shkruan Reporteri.net
Mirëpo, propozimin e bërë nga VV-ja, jo të gjithë e kanë pritur mirë, e veçanarisht përkrahësit e LDK-së. Teksa disa prej tyre kanë reaguar edhe në faqen zyrtare, Facebook.
Madje, disa prej tyre e quajnë edhe ofertë jo serioze.
Sipas këtij reagimi, VV-ja meriton postin e kryeministrit, ndërsa LDK-ja presidencën.
Reporteri.net