×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është shkaku që çoi deri te vdekja e nënoficerit të FSK-së

    Reporteri
    29 Tetor 2019 | 13:01

    Baki Ejupi, nënoficer i lartë i FSK-së ka vdekur tragjikisht gjatë ditës së sotme në Mitrovicë.


    Burime nga Policia e Kosovës e kanë konfirmuar rastin për Reporteri.net, duke treguar se nënoficeri i lartë i FSK-së ka ndërruar jetë teksa po kryente testimet fizike.

    Ndërkohë, për shkaqet që kanë çuar deri te vdekja e tij kanë folur edhe nga Spitali i Mitrovicës. Burime nga ky spital i kanë thënë Reporterit se nënoficeri ka vdekur nga sulmi ne zemër.

    Rastin e ka konfirmuar për Reporteri.net edhe Ibrahim Shala zëdhënës i FSK-së.

    “Mund të konfirmoj vdekjen e një nënoficeri”, ka thënë Shala.

    Mësohet se 45 vjeçari, Baki Ejupi, është  me prejardhje Podujeva, mirëpo punonte ne batalionin e reagimit të shpejtë në Mitrovicë. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!