Në aksionin e djeshëm të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në veri të vendit kanë mbetur të lënduar disa serbë nga Zubin Potoku të cilët kishin dalë për të penguar aksionin e policisë.
Përmes shkrimeve në mediat serbe, vazhdimisht po tentohet të proklamohet se ata janë rrahur nga policia e Kosovës. Ky informacion gjatë ditës së djeshme është mohuar nga zyrtarët policorë, të cilët kanë thënë se kanë bërë punën e tyre në përputhje me kompetencat që u takojnë, shkruan Reporteri.net.
Mediat serbe edhe sot kanë publikuar disa fotografi të banorëve serbë të veriut të cilët pretendojnë se kanë pësuar lëndime të rënda gjatë ditës së djeshme.
Njëri prej tyre është Razvigor Cvetiq, 66 vjeçar i cili pretendon se u sulmua ndërkohë që po hynte në një dyqan aty pranë.
Ndryshe Zëvendësi i drejtorit të qendrës mjekësore në Mitrovicë, Zlatan Elek gjatë ditës së djeshme ka bërë të ditur se vetëm dy serbë kishin pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Spitalore Klinike në Mitrovicë. Ai po ashtu kishte konfirmuar se gjendja e tyre shëndetësore ishte e mirë dhe nuk kishin pësuar lëndime të rënda. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.