×
  • Lajme
  • Lajme

    Labi: Haradinaj më ka premtuar që do të jem në pesë deputetët e parë

    Reporteri
    28 Tetor 2019 | 23:39

    Kandidati për deputet nga radhët e koalcionit AAK-PSD, Labinot Tahiri, ka thënë se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka premtuar atij që do të ishte në njëri prej pesë numrave të parë në listë zgjedhore.


    “Marrëveshja ka qenë që të jem në 5 deputetët e parë”, ka thënë Tahiri.

    “Në Ferizaj ka prova që është lobu kundër numrit tim 48. Filani personi ka ardhë dhe ka folur kundër meje nëpër degët e AAK-së”, ka thënë Labi në T7, shkruan Reporteri.net.

    “Nuk ka qenë e drejtë që të mos zgjidhet asnjë deputet i ri, madje as të PSD’së, por vetëm të një ane. Nuk e di si mendojnë të rriten ata si parti”

    Tutje Labinot Tahiri tregon edhe numrin e votave që ka ai deri më tani.

    “Aktualisht kam 4 mijë vota. Komisionerët po zgjidhshin se kush do të bëhet deputet. Ata kanë bë masakër me vota. Gara brenda AAK’së nuk ka qenë fer. Vota është koncentru vetëm në rajonin e Dukagjinit dhe mendoj se po të isha banor i Dukagjinit do kisha mbi 15 mijë vota”, shtoi ai.

    Pastaj Tahiri tha se vazhdon të e respektojë shumë liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!