×
  • Lajme
  • Lajme

    Labi ndan nga 2000 euro për Thaçin, Veselin, Selimin e të tjerët – 12 në total

    Reporteri
    16 Shkurt 2021 | 13:25

    Ish-deputeti dhe këngëtari Labinot Tahiri ka njoftuar se ka ndarë nga 2 mijë euro për ish krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, shkruan Reporteri.net.


    Nga 2 mijë euro do të deponohen të hënën në fondin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, Nasim Haradinajt e Hysni Gucatit, ka bërë të ditur Labi.

    Labi ka thënë se duhet të kontribuohet për vlerat e luftës.

    “Se a dalin të pa fajshëm për luftën e Kosovës, duhet te dalin, por a dënohen apo jo nuk e di, neve na duhet të kontribojmë për vlerat e LUFTËS”, ja shkruar ndër të tjera Labi.

    Postimi i plotë:

    ? NGA 2000€ për fondet e çlirimtarëve!

    Vazhdojmë…!

    Tê dashur qytetarê, zgjedhjet janê kryer dhe tani duhet ti kthehemi realitetit që ka të beje me njerëzit që kontribuan me rininë e tyre për Kosovën e ÇLIRUAR.
    Se a dalin të pa fajshëm për luften e Kosovës, duhet te dalin, por a denohen apo jo nuk e di , neve na duhet të kontribojmë për vlerat e LUFTËS.
    Ne ditën e hëne, do ti deponojmë në fondin e tyre nga 2000€

    Pra pêr komandanin e luftës, z. Hashim Thaqin me shokët:
    Jakup Krasniqi
    Rexhep Selimi
    Kadri Veseli
    Nasim Haradinaj
    Dhe z. Gucatin

    Atje, nuk i ka qu shqiptari, por SERBIA ME SHKINII…!

    Labinot Tahiri Kosovë e Shqipërisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!