×
  • Lajme
  • Lajme

    Labi ndihmon me oksigjen Spitalin e Gjakovës, por shkel ligjin duke u futur në dhomë tek pacientët me COVID

    Reporteri
    09 Dhjetor 2020 | 11:43

    Këngëtari Labinot Tahiri ka bërë të ditur se sot ishte në Spitalin e Gjakovës, ku fondacioni i tij, në mungesë të oksigjenit në këtë spital, ka dhuruar aparaturat e para për prodhimin e oksigjenit, shkruan Reporteri.


    Ai ndër të tjera ka shkruar se në këtë spital ka vizituar edhe disa pacientë, duke lënë të aludohet se bëhet fjalë për pacientë të infektuar me Covid-19.

    “Sot në Gjakovë , dhuruam donacionin e parë nê mungesë të oksigjenit, ( aparaturat për prodhimin e OKSIGJENIT).
    Aty ishim në Klinikên Infektive dhe vizituam disa pacientë!
    Konsideratë për stafin mjeksorë të cilët ishin nën përkujdesjen e pacientëve në rrethana edhe më të veshtira.
    Vazhdojmē në Komuna të tjera!”, ka shkruar ndër të tjera këngëtari në postimin e tij ku ka ndarë edhe shumë fotografi me stafin mjekësor.

    Ndryshe, këngëtari dhe ish-deputeti disa herë ka deklaruar se nuk beson në ekzistencën e Covid-19. Për këtë çështje dhe për të kundërshtuar masat që janë vendosur për parandalimin e përhapjes së kësaj sëmundje, ai ka organizuar edhe protesta.

    Labi ka paralajmëruar se me aparatura për prodhimin e oksigjenit do të ndihmohen edhe spitalet tjera rajonale. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!