×
  • Lajme
  • Lajme

    Labinot Tahiri thumbon LDK-në e PSD-në

    Reporteri
    18 Qershor 2019 | 21:20

    Deputeti Labinot Tahiri, ndërsa ka folur rrëzimin e Qeverisë “Haradinaj” ka thënë se do ta jepte votën e tij, por për të ndodh kjo ka pohuar se opozita duhet të tregojë pse duhet të rrëzohet kryeministri aktual.


    Ai ndërkaq ka thumbuar partinë e Isa Mustafës dhe Shpend Ahmetit duke thënë se këto parti nuk shkojnë në zgjedhje.

    “Qe unë po jam i 59-i, le t’i gjejnë edhe dy vota e le ta rrëzojnë qeverinë. PSD nuk shkon në zgjedhje, njëjtë LDK. Le ta dinë të gjithë dhe Ramushi e dinë shumë mirë që unë nuk luhatem, nuk ka të bëj dekorata me punën e votës, ai me këtë medalje ka nderu miliona persona dhe të gjithë diasporën. Kjo medalje është për të gjithë ata njerëz që kanë ndihmuar”, ka thënë Tahiri në KTV, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka mohuar se ka lidhje mes dekoratës që ia dha kryeministri Haradinaj dhe votës së tij eventuale për rrëzimin e Qeverisë.

    Tahiri ndërkaq ka thënë se lavdëruar punën e Haradinajt duke pohuar se ka punuar mirë dhe se era shtet prej se është shpallur pavarësia ka ardhur në kohën e tij. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!