×
  • Lajme
  • Lajme

    Lahi Brahimaj kujton sulmin e dytë ndaj familjes Jashari, tregon si futën armë në Kosovë

    Reporteri
    22 Janar 2020 | 11:13

    Sot shënohet 22-vjetori i sulmit të dytë të forcave të Serbisë ndaj familjes Jashari në Prekaz.


    Atë ditë, më 22 janar të vitit 1998, në orët e hershme të mëngjesit, nga Fabrika e Municionit të Gjuetisë, rreth 500 metra larg shtëpive të lagjes Jashari, kishin lëvizur forca të policisë serbe, të cilat ishin drejtuar drejt Kullës së Jasharëve, për ta sulmuar atë me armë të llojeve të ndryshme.

    Meqë atë natë Adem Jashari nuk ndodhej në shtëpi, rezistencë sulmit të policisë serbe i kishin bërë Shabani e Hamza, me nipa e mbesa, ku kishin marrë plagë disa anëtarë të familjes Jashari, ndërsa forcat e armikut ishin detyruar të tërhiqen.

    Ish-ushtari i UÇK-së, Lahi Brahimaj, ka kujtuar këtë sulm dhe ka treguar se si ai së bashku me ushtarë të tjerë sollën armatim në Kosovë për t’i dale në ndihmë familjes Jashari, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Sot 22 vite më parë kishte ndodhur sulmi i dytë në familjen e Jasharajve.

    Në atë kohë në një grup bashkluftetaresh gjindeshim në Bajram Curr në familjen e Besnik Krasniqit (kusheri i afërt i Adrian Krasniqit) duke kryer përgatitjet që të hynim në Kosovë, por me të marrë lajmin e sulmit ndaj familjes emblematike të UÇK-së ne ndërpremë ushtrimet dhe u futëm menjëherë në Kosovë ku së bashku me bashkëluftëtarët, heronjtë Mujë Krasniqi, Ilir Konushevci, Përparim Krasniqi,Si dhe bashkëluftëtarë të tjerë sjellem një sasi të konsiderueshme armstim.

    Ajo ditë ishte vetëm një sakrificë më shumë në rrugëtimin e sakrificave për liri, kujtojmë me përulje familjen e Jasharajve dhe të gjithë dëshmorët e kombit.

    https://www.facebook.com/LahiBrahimajOfficial/posts/2557277904543166?__xts__%5B0%5D=68.ARC7Y3DSm8u-HepmJGBbH9FtqfKWMzqxR3AhS9Tlu5VlwhSSgMzvDihIQt1DLaL1YMiG56JzNrierT07wT98-SxdyLGbPcZ34Kj8RkUmOXhB8PoLmaB61Rj6y6D5ja2JlcfaVOUMBD0XErS_i3ej4Fd9NsmsPLDpCtleatrMKII9yg11OvgfYmPvKbFooX1HsiduGumTxakIi_lPsZGwq8OgLm0GwrTOMkWaJ4e6zYl-eq9NRTgwhMaIias4KLnjGWpI-Y7LEwr88mpM__UcGRq856BWuKvAjeQVVSuJYZJZWHfKlSwvyTSrLRFyMYpEdQUNunhTpGxaSRR1nLHO6hjaoiXI&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!