×
  • Lajme
  • Lajme

    Lahi Brahimaj me vetëm 137 euro para në bankë

    Reporteri
    06 Gusht 2020 | 11:46

    Agjencioni Kundër Korrupsionit ka publikuar deklarimet e pasurisë nga zyrtarët që mbajnë poste publike.


    Lahi Brahimaj ish- ushtrues detyre i drejtorit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës (AUV) ka deklaruar se ka në pronësi të përbashkët 2 shtëpi banimi (njëra kullë guri e vjetër) 600 metra katrorë në vlerë 300 mijë euro.

    Një tokë bujqësore 50 hektarë në pronësi të përbashkët në vlerë 100 mijë euro.

    Një truall 300 metra katrorë, po ashtu në pronësi të përbashkët, të përfituar në vitin 2005, në vlerë 30 mijë euro.

    Brahimaj tek pasuria e luajtshme, përveç një orë dore që e ka deklaruar në vlerë 5 mijë euro, pasuritë tjera si tre traktorë, vegla pune bujqësore, bager, veturë, kombajë dhe kamionë i ka deklaruar me zero euro vlerë, për dallim nga viti i kaluar ku këto i kishte deklaruar në mijëra euro vlerë.

    Sa i përket parave të gastshme të mbajtura në bankë, Brahimaj i ka deklaruar se i ka vetëm 137 euro para të gatshme, ndërsa vitin e kaluar i kishte 550 euro.

    Brahimaj i ka deklaruar se i ka tre kredi të marra në vlerë 7 mijë, 12 mijë dhe 6 mijë e 500 euro.Ndërsa sa i përket të hyrave, Brahimaj ka deklaruar se merr pagë vjetore nga pensioni i TMK-së 5 mijë e 940 euro, nga shtija e grurit ka deklaruar se ka përfituar 22 mijë e 653 euro, subvencione në bujqësi ka deklaruar se ka përfituar 12 mijë e 403 euro, pagë nga AUV-i 6 mijë e 911 euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!