×
  • Lajme
  • Lajme / Çështja e dinarit

    Lajçak arrin në qeveri për takimin me Bislimin

    Reporteri
    05 Mars 2024 | 10:16

    I dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka arritur në qeveri për tu takuar me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, shkruan Reporteri.net.

    Siç dhe u bë e ditur në njoftimin për media, në këtë takim do të diskutohet për ecjen përpara me zbatimin e Marrëveshjes Bazike.

    Lajçaku këtë të hënë ka paralajmëruar se do të diskutojë me Bislimin, për çështjen e dinarit.

    “Kjo është arsyeja pse si hap i menjëhershëm i ardhshëm do të kem një diskutim vijues me zëvendëskryeministrin e parë dhe kryenegociator të Kosovës Besnik Bislimi”, ka shkruar Lajçak.

    Lajçak, përmes një postimi në Facebook, foli për takimin në Bruksel mes përfaqësuesve të BQK-së dhe palës serbe ku u diskutua për dinarin.

    Ai tha se nevojiten takime më tej për të gjetur zgjidhje.

    Qeveria e Kosovës ka dalë me qëndrim se çështja e dinarit është çështje e brendshme dhe nuk do të diskutohet në dialog.

    Për këtë arsye edhe kishte shkuar përfaqësuesi i BQK-së në Bruksel dhe jo përfaqësues të Qeverisë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!