I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se data për rifillimin e dialogun në Bruksel, do të caktohet pas vizitës së tij në Beogard, javën e ardhshme.
Ai në konferencën për shtyp, para largimit nga Kosova ku qëndroi për tri ditë, tha se po largohet me sigurinë e fituar se kushtet për vazhdim të dialogut janë përmbushur.
“Data do të caktohet pas vizitës time në Beograd, kjo për arsye logjike. I Informova për planet dhe procesin që kemi para nesh, edhe kryeministrin dhe presidentin, nuk bëra kurrfarë ftesë, do të dërgojmë ftesat pas vizitës në Beogard”, tha Lajçak.
Ai nuk deshi të komentojë shumë iniciativën e SHBA-së, që ka ftuar krerët e Kosovës dhe Serbisë për takim më 27 qershor. Sipas tij, SHBA-ja është partnere strategjike e BE-së në zgjidhjen e shumë problemeve. PO ashtu, shtoi se në Kosovë nuk ka ardhur për të zgjedhur partner se kush duhet të negociojë.
“Nuk jam këtu që të zgjedh partner, respektoj faktin që qeveria do të udhëheqë negociatat. Për ne SHBA-ja është një partnere shumë i suksesshme, ne kemi qenë shumë të suksesshëm kur kemi punuar në tandem, sidomos në Ballkan. Ne komunikojmë me partnerët tanë në SHBA për iniciativat tona, pres që edhe ata të bëjnë të njëjtën gjë”, tha diplomati sllovak kur u pyet për iniciativën e Washnigtonit.
Ka folur edhe për mandatin e tij dhe deklaratat e presidentit Thaçi se marrëveshja finale duhet të jetë njohja reciproke.
“Unë dua të lehtësoj një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të zbatueshme. Në këtë moment nuk jam këtu të spekuloj, mandati im është për normalizim të marrëdhënieve”, tha Lajçak.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.