×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajçak: Është koha që ëndrra evropiane të bëhet realitet për Ballkanin Perëndimor

    Reporteri
    09 Maj 2021 | 21:08

    Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka uruar me rastin e 9 majit, Ditës së Evropës.


    Ai në një postim në Twitter ka thënë se ideja evropiane e solidaritetit, unitetit dhe miqësisë vazhdon të frymëzojë miliona përreth BE-së.

    “Është koha që kjo ëndërr evropiane të bëhet realitet për fqinjët tanë në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë diplomati sllovak.

    Asnjë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk janë anëtare të BE’së.

    Kosova ende nuk e gëzon statusin e vendit kandidat për anëtarësim në unionin evropian.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!