I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak para fillimit të takimeve në Bruksel ka folur rreth pritshmërive të tij lidhur me takimin e sotëm.
Lajçak ka thënë se ka pritshmëri të larta nga takimet.
“Kam pritje të larta, të vazhdojmë përpara”, tha Lajçak, i pyetur nga Kanal 10.
Tutje ai tha se presin edhe implementimin e marrëveshjes.
I pyetur nëse është dita e një dokumenti për marrëveshjen “merre ose lëre”, Lajçak tha se nuk negociojnë në atë mënyrë.
“Ne nuk negociojmë më mënyrën “Merre ose lëre, kjo duhet të jetë pajtim mes dy palëve në të cilën jemi duke iu ndihmuar”, tha ai.
Sipas agjendës së publikuar nga faqja zyrtare e Bashkimit Evropian, Kurti dhe Vuçiq pritet që pas pak të nisin takimet me krerët evropianë, ndërsa takim të përbashkët mes tyre nuk do të ketë.
Kryeministri Kurti tashmë ka arritur në ndërtesën ku do të zhvillohet takimi. Aty kanë mbërritur edhe presidenti francez, Macron dhe kancelari gjerman Scholz./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.