×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajçak: Heqja e reciprocitetit tregon përkushtimin e Kosovës për t’iu kthyer dialogut

    Reporteri
    06 Qershor 2020 | 12:01

    I dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka përshëndetur vendimin e qeverisë së Kosovës për heqjen e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë.


    Lajçak ka thënë se ky vendim heq pengesat për rikthimin e palëve në dialog dhe tregon përkushtimin e Kosovës për këtë proces.

    “Mirëpres vendimin e sotëm të qeverisë në Kosovë për të hequr masat e fundit të reciprocitetit. Heqja e shpejtë e pengesave për të rinisur dialogun e drejtuar nga BE’ja tregon përkushtimin e Kosovës për t’u kthyer në tavolinën e negociatave pa vonesa”, ka shkruar Lajcak.

    Kujtojmë se kryeministri Hoti në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë është shprehur se presin që edhe pala serbe t’i heq pengesat në mënyrë që vazhdohet dialogu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!