×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajçak është nisur drejt Kosovës, bllokohet në Zyrih

    Reporteri
    15 Qershor 2020 | 18:57

    150 pasagjerë, përfshirë përfaqësuesin e BE-së, Miroslav Lajcak, janë bllokuar në Zyrih pasi Tirana nuk autorizon uljen e fluturimit nga Zvicra, të planifikuar për orën 13:40, raporton Euronews Albania.

     

    Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak pritej të vizitonte Kosovën ditën e sotme dhe të qëndronte deri më 18 qershor.

    Ky është avioni i parë që niset nga BE-ja drejt Tiranës, në një kohë kur Shqipëria dhe Europa përpiqen të rihapin kufijtë, mbylljes disa-javore të shkaktuar nga COVID-19.

    Lajcak dhe pasagjerët e tjerë janë duke udhëtuar nëpërmjet “Swiss Air” dhe pritja e tyre ka zgjatur prej disa orësh, raporton Euronews Albania.

    Dinka Zivalj, zëdhënëse e Zyrës së BE-së në Kosovë në një përgjigje për Gazetën Online “Reporteri.net” ka thënë se Lajçak mbërrinë sot në Prishtinë dhe se janë duke e finalizuar agjendën e tij.

    Ndryshe presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se Lajçak është i mirëseardhur nëse e kupton që Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, ndërsa kryeministri Avdullah Hoti ka konfirmuar se do ta pres në takim për t’i paraqitur qëndrimin e qeverisë rreth çështjes së dialogut.

    Në Kosovë, Ambasadori Lajçak do të takohet me udhëheqjen politike, përfaqësuesit e partive politike dhe të komunitetit ndërkombëtar në Kosovë, si dhe krerët e misioneve të vendeve anëtare të BE-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!