×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajçak nesër në Kosovë, zbardhet agjenda

    Reporteri
    14 Shtator 2021 | 12:54

    Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajčák, do të vizitojë ditën e nesërme Kosovën.


    Gjatë vizitës së tij nga 15 deri më 17 shtator, Lajçak do të takohet me udhëheqës politikë, parlamentarë, komunitetin ndërkombëtar, përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe mediave, si dhe të rinj.

    Lajçak planifikon të diskutojë gjendjen e zbatimit të marrëveshjes së Dialogut dhe rrugën përpara në negociatat për marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!