×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajçak pas darkës me Kurtin e Vuçiqin: Dialogu Kosovë-Serbi vazhdon më 13 maj

    Reporteri
    04 Maj 2022 | 22:35

    Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë më 13 maj, në nivel të kryenegociatorëve, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Lajmin e ka bërë të ditur Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas darkës që u shtrua në Berlin për Kurtin dhe Vuçiqin.

    “Mirëprita mundësinë për një darkë joformale me kryeministrin Kurti dhe Presidentin Vuçiq, ku diskutuam edhe për dialogun. Mirënjohës ndaj Qeverisë së Gjermanisë për pritjen. Më 13 maj do të vazhdojmë diskutimin në nivel të kryenegociatorëve”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!