Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar të dërguaren speciale të Greqisë për Ballkanin Perëndimor, Sofia Grammata.
Gjatë takimit, Lajçak e Grammata folën për përpjekjet e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës e Greqisë.
“Me të dërguaren e Greqisë për Ballkanin Perëndimor, unë fola për përpjekjet tona për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe rolin e rëndësishëm të Greqisë në rajon”, ka thënë Lajçak, shkruan Reporteri.net.
Gjatë ditës, Lajçak u takua edhe me ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ku temë kyçe e takimit ishte dialogu Kosovë – Serbi dhe normalizimi i marrëdhënieve.
With ?? envoy for the Western Balkans, I spoke about our ?? efforts on advancing normalisation of relations between Kosovo and Serbia and the important role of Greece in the region. pic.twitter.com/bL0yNROMH5
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 24, 2023
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.