×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajçak: Thaçi ka përvojë të gjatë në dialog, mund të ndihmojë në përparimin e procesit

    Reporteri
    02 Tetor 2020 | 16:12

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur sot me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.


    Pas takimit, Thaçi ka shkruar në Twitter se Kosova është e përkushtuar për njohje reciproke me Serbinë, si e vetmja mënyrë për të siguruar paqe të qëndrueshme në rajon.

    Për bisedën mes tyre ka shkruar edhe  emisari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

    Ky i fundit me anë të një postimi në Twitter, ka treguar se e ka informuar presidentin e Kosovës për arritjet e deritanishme në dialog.

    Madje, Lajçak ka thënë se Thaçi me përvojën e tij në këtë proces mund të ndihmojë shumë për të siguruar progresin e tij.

    “Kisha një video-konferencë shumë të frytshme me presidentin Hashim Thaçi këtë mëngjes. E informova për arritjet e deritanishme në dialogun Prishtinë-Beograd të ndihmuar nga BE-ja. Përvoja e tij e gjerë në dialog mund të jetë e dobishme për progresin e mëtejshëm në procesin e ardhshëm”, ka shkruar Lajçak.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!