×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajçak viziton pikën kufitare në Merdare pasi SHBA detyroi Serbinë të respektojë marrëveshjen për kufijtë

    Reporteri
    15 Tetor 2020 | 16:31

    Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak ka përfunduar vizitën dy ditore në Prishtinë.


    Ai sot pas konferencës që kishte për media është nisur në Beograd ku do të ketë po ashtu takime me zyrtarë të shtetit.

    Drejt nisjes për në Beograd, Lajçak është ndalur në pikë e përbashkët kufitare të Merdares, për të cilën tha se dy palët janë pajtuar që ta shfrytëzojnë ashtu siç janë marrë vesh në dialogun e vitit 2011.

    “Rrugës për Beograd, jam krenar ta vizitojë pikën e përbashkët kufitare të Merdares të ndërtuar nga Bashkimi Evropian për 4.6 milionë euro, dhe tani është duke u shfrytëzuar plotësisht nda dy palët siç janë dakorduar në dialogun e vitit 2011”, ka shkruar Lajçak.

    Ndryshe Lajçak sot në Prishtinë ka kërkuar që pala kosovare t’i kthehet dialogut dhe të implementohet marrëveshja për Asociacionin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!