×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajm i mirë: Nesër dalin pagesat e dyfishta për mbi 24 mijë familje në asistencë sociale

    Reporteri
    29 Tetor 2020 | 17:20

    Nesër do të dalin pagesat e dyfishta të asistencës sociale për 24 mijë familje kosovare, shkruan Reporteri.


    Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami.

    Bajrami ka thënë se familjet në asistencë sociale marrin dyfishin e asistencës për tetor, nëntor dhe dhjetor.

    Njoftimi i plotë:

    Me kërkesë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, sot Ministria e Financave ka proceduar pagesën për përfituesit e asistencës sociale për muajin tetor. Sipas vendimit të Qeverisë nr.10/33 të datës 28.09.2020 familjet në asistencë sociale marrin dyfishin e asistencës për tetor, nëntor dhe dhjetor.
    Nga kjo masë përfituan 24,791 familje.
    Mjetet dalin nesër gjatë ditës.

    Edhe realizimi i kësaj mase u bë i mundshëm falë të gjithë atyre që paguajnë tatime e taksa.

    Faleminderit shumë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!