×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajm i mirë nga Gjilani – 11 persona të infektuar me coronavirus nga Vrapçiqi janë në shërim të plotë

    Reporteri
    10 Prill 2020 | 23:27

    Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, përmes një shkrimi ka njoftuar se 11 persona të prekur me koronavirus nga fshati Vrapqiq i Gjilanit, janë drejt shërimit të plotë.


    Ismajli tregon se sipas analizave të fundit të dala nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), të gjithë të prekurit janë ri-testuar dhe për të dytën herë kanë dalë negativ.

    “Të dashur qytetarë, Lajmi më i mirë i ditës është se nga analizat e fundit të dala nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike, të prekurit nga Vrapqiqi, janë në shërim të plotë. Nga rezultati i të prekurve, të gjithë prekurit janë ri-testuar dhe përherë të dytë janë dalur negativ. Kjo po na bënë edhe më të vullnetshëm në luftën e përbashkët që po e bëjmë. Po shkojmë nga Vrapqiqi, i cili u konsiderua si një vatër e rrezikshme, në bazë të udhëzimeve dhe rekomandimeve të plota, këta të prekur po shkojnë drejtë shërimit të drejtpërdrejtë”, njofton Ismajli.

    Tutje, Ismajli falënderon banorët e fshatit të cilët kanë qenë shumë të kujdesshëm dhe respektues ndaj rregullave të karantinës.

    “Ne u jemi falënderues banorëve të Vrapqiqit, për udhëzimet dhe rekomandimet e pranuara, dhe, kjo është dëshmia më e mirë që karantinimi është e vetmja shpresë për ta tejkaluar këtë pandemi. U jem mirënjohës Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike dhe Qendrën Rajonale të Shëndetit Publik, Spitalin Regjional dhe QKMF-në në Gjilan, për profesionalizim e treguar ku falë punës së tyre kemi arritur të lokalizohet kjo zonë dhe të vihet nën kontrollin e plotë të përkujdesjes”, shkruan Ismajli.

    Krejt në fund, ai i shprehu ngushëllime familjes Ismajli me rastin e vdekjes së familjarit të tyre nga pandemia e koronavirusit.

    “Poashtu, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Ismajli, me rastin e vdekjes së familjarit të tyre nga kjo pandemi, dhe e lusim Zotin e madh që të jetë rasti i fundit i shënuar nga pandemia COVID19. Ju lutem, të vazhdoni ndjekjen e rekomandimeve të dala nga IKSHP-ja dhe nga organet gjegjëse. Vrapqiqi, shembulli më i mirë që duhet ndjekur! Falemnderit të gjithëve për angazhimin!”, përfundon Ismajli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!