×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajm i mirë nga Malisheva, 17 të shëruar nga coronavirusi nga kjo komunë

    Reporteri
    14 Prill 2020 | 23:45

    Bazuar në të dhënat e konfirmuara nga vet pacientët, sot janë shëruar edhe dy pacientë nga Komuna e Malishevës, të cilët janë të shtrirë në Klinikën Infektive në Prishtinë.


    Konfirmimin e kanë bërë pacientët dhe familjarët, në bisedë telefonike me nënkryetarin e Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili i ka uruar të dy pacientët, ndërsa pacientëve të tjerë ju ka uruar shërim të shpejt.

    Bazuar në rekomandimet e OBSH-së, kur dy teste dalin negative në distancën kohore prej një dite, atëherë konsiderohen të shëruar.

    Numri i përgjithshëm i të shëruarve në Komunën e Malishevës, është 17 persona.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!