×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajm i mirë: Një person nga Prizreni shërohet nga Coronavirusi, nuk kishte pasur nevojë fare për hospitalizim

    Reporteri
    16 Prill 2020 | 22:34

    Një person nga Prizreni është shëruar nga koronavirusi.


    Lajmin e bëri të ditur drejtori i Shëndetësisë në komunën e Prizrenit, Visar Shehu.

    Shehu ka njoftuar se ai është shëruar pa pasur nevojë fare për hospitalizim.

    “Sonte kemi edhe një lajm të mirë!I rezultuari i 3-të pozitiv me virusin Covid-19 në komunën e Prizrenit tanimë llogaritet i shëruar. Pas dy testeve te cilat i kane dalë negativ pa pasë nevoje për hospitalizim – tanimë kemi edhe një të shëruar në Prizren”.

    Me këtë rast numri i të shëruarve nga koronavirusi në Kosovë shkon në 72./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!