×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Lajm i mirë për trafikun në Prishtinë: Rrethrrotullimi te Albi Mall drejt përfundimit

    Reporteri
    17 Dhjetor 2019 | 15:51

    Punimet te rrethrrotullimi në afërsi të qendrës tregtare ‘Albi Mall’ janë afër përfundimit, dhe ky është një lajm jashtëzakonisht i mirë për trafikun tejet të ngarkuar në kryeqytet.


    Një nga arteriet kryesore të hyrje-daljeve në Prishtinë për muaj të tërë ka bërë që komuinikacioni në Prishtinë, të jetë tejmase i rrëmujshëm.

    Sidomos dalja nga Prishtina, në pjesën e Veternikut shkaktonte kolona të gjata të automjeteve, e në raste të caktuara edhe pritje deri në një orë.

    Por, siç shihet nga punimet në teren, ky rrethrrotullim pritet të përfundojë shpejt, që do të ta rikthente qarkullimin e automjeteve në normalitet. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!