Drejtoresha e Klinikës Infektive, Lendita Ajazaj Berisha, para mediave ka thënë se sot për në shtëpi lirohen edhe tre pacientë.
Ajo ka thënë se të njëjtit janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë shëruar nga koronavirusi.
“Në Infektive ne i pranojmë të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë nevojë për ndihmë mjekësore pavarësisht nacionalitetit. Ne jemi në shërbim në shërbim të të gjithë qytetarëve të cilët kanë nevojë. Testimet e stafit të Infektives bëhen vetëm në rastet kur kemi indikacione për me e punu testin. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm. Në disa raste ka edhe mundësi të marrjes së infeksionit dhe nuk e përjashtojmë që dikush nga stafi jonë mund të jetë pozitiv”, tha Berisha.
Ajo ka bërë të ditur se 39 persona janë në gjendje stabile, 12 me oksigjenoterapi dhe 3 në gjendje më të rëndë shëndetësore. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.