×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajm i mirë: Shërohet edhe një 80-vjeçar nga coronavirusi në Istog

    Reporteri
    24 Prill 2020 | 16:42

    Një 80-vjeçar që kishte rezultuar pozitiv me coronavirus nga Komuna e Istogut, tashmë është shëruar.


    Lajmin e ka bërë të ditur, drejtori i Shëndetësisë në Istog, Mujë Osmanaj.

    “Lajm i mirë për qytetarët e Istogut sot është shërimi dhe lirimi në shtëpi i pacientit B.B. me dg.covid-19 nga Sudenica! Pesë personat covid + janë në gjendje stabile në shtëpi dhe nën përkujdesje mjekësore ditore. U përgëzoj të gjithë juve që po i përfillni udhëzimet”, ka shkruar ai në Facebook.

    Ndryshe, deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 669 raste pozitive me coronavirus, 159 janë shëruar kurse 19 kanë ndërruar jetë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!