×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajm i mirë: Shërohet nga leukemia 6-vjeçari Arian Krasniqi i cili po trajtohej në Turqi

    Reporteri
    11 Shkurt 2021 | 11:21

    6-vjeçari nga Juniku, Arian Krasniqi, i cili ishte diagnostifikuar me leukemi, është shëruar nga kjo sëmundje.


    Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij të cilët thanë se pas një trajtimi të gjatë në Turqi, Ariani tashmë është shëruar dhe do të kthehet në Kosovë.

    “Me rekomandim të Mjekëve, për shëndetin e Arianit, jemi të obliguar t’iu përmbahemi disa rregullave sidomos kontaktin me njerëz, Ariani e ka të ndaluar, kjo për arsye të shmangies nga gripet, infeksionet dhe bakteriet e ndryshme dhe shmangies nga një trajtim i tillë”, ka shkruar në Facebook babai 6-vjeçarit, Islam Krasniqi.

    Ai ka thënë se duhet t’i përmbahen rregullave për shëndetin e Arianit.

    “Është e domosdoshme t’iu përmbahemi rregullave STRIKTE, andaj kërkojmë mirëkuptimin e të gjithëve për shëndetin e Arianit”, shkroi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!