×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajm i mirë: Tre persona të infektuar nga pandemia në Vushtrri, tashmë të shëruar plotësisht

    Reporteri
    12 Prill 2020 | 16:09

    Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka njoftuar se tre qytetarë të infektuar nga pandemia nga fshati Studime e Ulët, tashmë janë shëruar plotësisht.


    Ndryshe Tahiri ka shtuar se i gjith vendi janë duke u lutur për fatin e 17 personave të tjerë të infektuar duke ju uruar shërim sa më të shpejtë, shkruan Reporteri.net

    Ndër të tjera Tahiri u bënë thirrje qytetarve të qëndrojnë në shtëpi dhe të kujdesen për vetën dhe familjen.

    “Edhe një lajm i mirë sot. 3 qytetarë nga fshati Studime e Ulët, Vushtrri të infektuar me Covid 19, janë shëruar plotësisht?. Aktualisht në Vushtrri janë 17 qytetarë të infektuar me #coronacirus ndërsa ne lutemi dhe të gjithëve ju urojmë shërim të plotë. Puna e përbashkët e jona, masat tona bashkë me ato të propozuara nga IKSHPK e të vendosura nga MSH po funksionojnë. Lutemi që të mos ketë raste të reja sepse i tërë qyteti mundet me hy në karantinë me vendim të MSH. Prandaj ju lutemi, #rrinshpi mbaje distancën ruaje vetën, kujdesu për familjen, ruaje qytetin”, ka shkruar Tahiri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!