×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajmërohet Dardan Molliqaj: Asgjë nuk ka përfunduar sa i përket rezultateve

    Reporteri
    06 Tetor 2019 | 21:46

    Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Dardan Molliqaj, është deklaruar pas rezultateve të para të “exit-polleve”.


    Ai përmes një postimi në Facebook, Molliqaj i ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrje në zgjedhje, derisa ka thënë se asgjë nuk ka përfunduar sa u përket zgjedhjeve.

    Molliqaj ka thënë se nuk i lëkund asgjë në përpjekjet për një Kosovë sovrane me demokraci, zhvillim dhe liri.

    Postimi i tij i plotë:

    Nuk do të ndalemi së angazhuari, pa kompromis, për vlerat që i përfaqësojmë ne.

    Ju falenderoj për pjesëmarrjen kaq masive në këto zgjedhje. Përgjithësisht procesi ishte i rregullt, përkundër problemeve të vogla.

    Falenderoj gjithë ata votues e mbështetës të koalicionit AAK/PSD, e në veçanti aktivistët, komisionerët dhe vëzhguesit që e kanë bartur barrën më të madhe të këtij procesi.

    Asgjë nuk ka përfunduar sa i përket rezultateve. Tani jemi në pikën më të rëndësishme të procesit, duke e numëruar rezultatin e secilit subjekt. Asnjë rezultat nuk do të na lëkundë në përpjekjet tona për një Kosovë sovrane me demokraci, zhvillim dhe liri.

    Nuk do të ndalemi së angazhuari, pa kompromis, për vlerat që i përfaqësojmë ne.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!