Astrit Rexhaj nga Tërmoci i Istogut, po kërkohet nga Policia e Kosovës për mashtrim në votime.
Reporteri raportoi se 35-vjeçari ndodhet në Amerikë, ku punon si mjek në spitalet e New Yorkut.
Për më tepër, nuk duket që po fshihet aspak, pasi poston rregullisht në Facebook nga aktivitetet e tij të përditshme.
Pas këtyre raportimeve personi në fjalë, i kërkuar nga Policia e Kosovës ka reaguar duke thënë se rasti për të cilin akuzohet ka ndodhur në vitin 2010, mirëpo se ai ka dalë kundër keqpërdorimeve që i ka parë gjatë procesit të votimit.
Ai ka thënë se për këtë rast ka angazhuar edhe një avokat, dhe se nuk ka pranuar të manipulohet nga askush.
Reagimi i plotë:
Faleminderit VENDI IM së cfarë me beni! Për vend qe kam jap kontribute qdo ditë të adoleshenses sime qe vendi im të duket me mirë!
Faleminderit mijëra të të rinjëve qe kanë përfituar prëj trajnimeve dhe aktiviteteteve të mija,faleminderit vendi im qe nuk u ndala duke te promovuar asnjë ditë prej momentin qe ndodhem këtu e gjo gjë e bera duke mendu vetem për ty VENDI im e tani une jamë në portale i krahasuar me KRIMINEL qe i shfaqeni e qe nuk ju paskan mbete me po vetem mua te ma beni këtë. Faleminderit portale qe me njohet shumica dhe nuk kërkuat një opinion nga une para publikimit.
Faleminderit gjykate e polici qe publikoni diqka qe kamë pas avokat për atë rast qe ka ndodh vitin 2010 kur une isha student dhe si student kisha vullnet me kontribu nje proces zgjedhor e demokratik e si student qe kisha nevoj për nje page ditore dhe si i tillë nuk e kam pranu asnjë here nje rastë të tillë. Si i tillë kam kërkuar raport detal prej KQZ Prishtinë ate kohe dhe asnjë herë nuk ka ardh ai raport dhe si rezultat qe une vete nuk isha fizikisht me deshmu rastin ne të kunderten kam angazhu avokat dhe e kam bere te qartë qe nuk e pranoj asnjehere ate loje qe dikush e ka bere me vota dhe ne si student te gjore e kemi bart ne supet tona!
Tani të gjitha portalet po me shkaruani per opinion, ishte me a leht të gjindem edhe para publikimit, kurr nuk isha fshehur askund! Po tani qe me shkaktuat traum dhe së si thojnë Amerikanet “ Defamation of Character” mos me kerkoni me!
Faleminderit VENDI im qe humb ata qe të duhen TY!