×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajmërohet njeriu që “foli” me Rugovën dhe këshilltari i Driton Selmanajt: Kosova ka nevojë për LDK-në

    Reporteri
    25 Shkurt 2021 | 12:03

    Kryetari i Degës së Tretë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hazir Borovci, është bërë i “gjallë” pasi partia e tij mori rezultatin më të keq që prej themelimit.


    Haziri përmes një statusi të gjatë në Facebook ka thënë se duhet të shfuqizohet neni antidemokratik 50%+1 për kandidaturë, dhe se secili anëtar, delegat i Kuvendit të ketë të drejtë të kandidohet për kryetar, shkruan Reporteri.net.

    Ai thotë se Kosova ka nevojë për një LDK të fortë, që nuk zbret e pjeston, por që mbledh e shumëzon.

    Kujtojmë se Hazir Borovci është këshilltar i u.d. zv.kryeministrit Driton Selmanaj.

    Postimi i tij pa ndërhyrje:

    Te nderuar miq, themeltar e veprimtare te LDK-se te te gjitha niveleve:

    Rruga neper te cilen ka kaluar LDK ishte rruge e mundimshme e e rende, por me kurorezim vlerash per popullin, per shtetin, per miqte tane perendimore. Dhe kete e beme me presidentin Rugova!

    Largimi nga vlerat programore e statutore, injorimi i strukturave te degeve dhe nendegeve, mosmirenjohja ndaj elektoratit, interesat personale, riciklimet e afrimi i servileve rreth qendres per ti goditur e perqare deget nuk kishin lindur me 14 shkurt…por keto kishin zanafille te hershme.

    Per te gjitha keto qe e sollen LDK ne kete gjendje, une Kryetari i Deges me Kryesine e Deges dhe nendeget e dy Forumet, me dhjetera here e kemi ngritur zerin, per çka jemi ballafaquar me llojlloj sfidash.

    Ate qe e kemi kerkuar ne dy Kuvendet e fundit, prape te njejtat kerkesa i kemi edhe pas 14 shkurtit, e uroj te jemi zgjuar, te reflektojme e te mbreteroj arsyeja!

    -LDK duhet te kete ndryshime ne aspektin statutar;

    -Menjehere te shfuqizohet neni antidemokratik 50%+1 per kandidature, por secili anetar delegat i Kuvendit te kete te drejte te kandidohet per Kryetar;

    -Pa alternative votimi i fshehte(kutia e dukshme);

    -Keshilli i Pergjithshem me votim te fshehte;

    -Kryesia me votim te fshehte me më shume kandidate(e kete e kemi bere vet Dega);

    -Jo me shume se dy mandate Kryetar ne asnje nivel te partise;

    -Jo me shume se dy mandate Ministra e Zv.Ministra e as ndonje pozite me emërime jo me shume se dy mandate;

    -Per te gjitha vendet me emërime te vendosin strukturat ne bashkepunim, e jo 4 e 5 vetë!
    -Me statut te percaktohet regjistrimi i anetaresise, te sigurohen librezat dhe te normohen: 1 anetar=1 vote.

    E pas regjistrimit te anetaresise, atehere te shpallen zgjedhjet ne tere Kosoven brenda Partise;

    Kam besim ne themelet e shtyllat e shtepise se LDK-se per shtetin e Kosoves, shtetin e se drejtes!

    Kosova ka nevoje per nje LDK te forte, qe nuk zbret e pjeston, por qe mbledh e shumezon – pra mbledh rreth vetes figurat themeluese, intelektuale e profesionale, te para luftes e pas luftes, pa dallim moshe e gjinie, pa dallim nga vjen e ku jeton.

    Kam besim dhe shprese se do te reflektojme qe te gjithe per ta kthyer LDK aty ku meriton, sepse per Kosoven dha shume LDK-ja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!