Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq pas aksionit të sotëm në veri të vendit, paralajmëroi për nesër një protestë masive, transmeton Reporteri.net.
Ai këto deklarata i bëri nga spitali në veri ku vizitoi dy prej të lënduarve Boban Janicijeviq dhe Radenko Milovanoviq të cilët raportohet se u plagosën gjatë aksionit të njësive speciale të Policisë së Kosovës në veri të vendit.
Rakiq paralajmëroi protestë të madhe në sheshin qendror të pjesës veriore të Mitrovicës për nesër në mëngjes.
Rakiq tha se njësia speciale e policisë së Kosovës në momentin kur përfaqësuesit politikë serbë në Parlamentin e Serbisë po diskutonin për Kosovën sulmuan brutalisht banorët e Zubin Potokut.
Ndaj aksionit të sotëm në veri ka reaguar edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i cili ka thënë se ky aksion kishte për qëllimin frikësimin e popullatës serbe./ Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.