×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajmërojeni menjëherë Policinë e Kosovës në rast se e shihni këtë person

    Reporteri
    18 Qershor 2021 | 12:35

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë për kapjen e një personi i dyshuar për veprën penale “kanosje”. 


    Personi i kërkuar, është Mërgim Gashi nga komuna e Pejës.

    Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

    Njoftimi i plotë:

    Kërkesë për bashkëpunim
    Pejë, 18 qershor 2021

    Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore nё Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

    Personi i kërkuar është:
    • MERGIM (Dervish) GASHI i lindur me 08.12.1995 në Pejë
    I pandehuri është i kërkuar për veprën penale:
    • “Kanosje”

    Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
    Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

    Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
    – 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
    – 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
    – E-mail adresa: info@kosovopolice.com

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!