×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas humbjes, Ukë Berisha e Zef Morina nisin hakmarrjen personale ndaj njerëzve të PSHDK-së

    Reporteri
    13 Tetor 2019 | 22:02

    Pasi nuk arritën të marrin votat e nevojshme për të siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës, ku garuan nën petkun e LDK-së, Ukë Berisha dhe Zef Morina kanë nisur “gjahun” personal ndaj njerëzve më me ndikim të Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës.

    Berisha e Morina të nervozuar me debaklin që kanë pësuar në zgjedhjet e 6 tetorit, pasi kanë marrë një grusht vota, ata sot kanë shkarkuar Anton Shalën i cili njihet si një nga njerëzit më me ndikim tek votuesit e PSDHK-së, shkruan Reporteri.net.

    Sipas një kumtese të lëshuar nga PSDHK thuhet se Shala është shkarkuar nga të gjitha pozitat udhëheqëse në këtë subjekt politik (Kryesia qendrore, Kryetari dhe kryesia e BD-ve, të PSHDK-së në Gjakovë), për shkelje Programore dhe Statutare, pa treguar qartë se për çfarë shkelje eventuale bëhet fjalë.

    Anton Shala ishte zgjedhur kryesues i Asamblesë komunale në Gjakovë, nga koalicioni AAK-PSHDK në nivelin lokal.

    Njoftimi i PSHDK-së:

    Kryesia qendrore e PSHDK-së shkarkon Anton Shalën nga të gjitha funfsionet e PSHDK-së

    Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës në mbledhjen e Kryesisë qendrore të mbajtur me 13.10.2019 ku bëri anlizen e zgjedhjeve të 06.10.2019 pas diskutimit dhe një anlize gjithë përfshirëse, me vota unanime pa asnjë votë kunder dhe asnjë abstenim vendosi të shkarkojë Anton Shalen nga të gjitha pozitat udhëheqëse në këtë subjekt politik (Kryesia qendrore, Kryetari dhe kryesia e BD-ve, të PSHDK-së në Gjakovë).

    Anton Shala i zgjedhur kryesues i Asamblesë komunale në Gjakovë, nga koalicioni AAK-PSHDK në nivelin lokal, nga sot nuk është përfaqësus i PSHDK-së, në Asamblenë komunale në Gjakovë.

    Ushtrus detyre i Kryetarit të BD-ve në Gjakovë deri në kuvend emrohet nenkryetari i BD-ve Dr. Zef Komani, kurse zëvendes Simon Deda dhe Anton Pllumbi.

    P.S. Për shkelje Programore dhe Statutare i lartëpermenduri do të njoftohet me shkrim.

    Zyra për Informim e PSHDK-së.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!