×
  • Lajme
  • Lajme

    81 vota në kuti, përfundon rundi i parë i votimit për President

    Reporteri
    04 Prill 2021 | 18:01

    Ka përfunduar rundi i parë i votimit në Kuvend të Presidentit të ri të vendit. Në përpjekjen e tretë, për kuorum, më në fund është arritur që të sigurohen 81 vota në kuti, një votë më shumë sesa kërkohet. 


    Praninë e 81 votave në kuti, e ka njoftuar Komisioni i deputetëve, i cili i numëroi dhe verifikoj ato, shkruan Reporteri.net.

    “Në kuti janë 81 vota”, tha deputeti Sali Zyba, anëtar i komisionit për verifikim.

    Pas pak pritet të jepet edhe rezultati i votimit, për dy kandidatët për President, Vjosa Osmani e Nasuf Bejta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!