×
  • Lajme
  • Lajme

    Alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës, evakuohen udhëtarët dhe personeli

    Reporteri
    06 Shkurt 2023 | 16:30

    Alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje për Gazetën Online Reporteri.net lidhur me rastin në fjalë.

    Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur se rreth orës 16:00 kanë pranuar informatën dhe se policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situaten.

    “Rreth orës 16:00 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Airoportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situaten”, tha Ahmeti.

    Foto: Venhar Isufi

    Ndërkohë edhe Zyra për media e Aeroportit ka njoftuar se kanë pranuar një kërcënim me bombë në Aeroportin e Prishtinës. Lajmin e ka konfirmuar Valentina Gara.

    Ajo thotë se pasi kanë pranuar informatat e para, personeli dhe të gjithë udhëtarët janë evakuuar.

    Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që po alarmohet një gjë e tillë, porse të gjitha alarmet e pretenduara më herët kanë rezultuar të jenë të rrejshme.

    “Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuar. Ekipet emergjente jane involvuar ne detyrat dhe pergjegjesite e caktuara”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!