×
  • Lajme
  • Lajme

    LAJMI I FUNDIT: Edhe 2 raste me koronavirus, shkon në 19 numri i të infektuarve

    Reporteri
    17 Mars 2020 | 19:08

    Janë konfirmuar edhe dy raste me koronavirus në Kosovë, duke cuar në 19 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.


    Instituti i Shëndetësisë Publike e ka konfirmuar lajmin, duke thënë se bëhet fjalë për dy persona nga Gjakova, shkruan Reporteri.net.

    Një burrë dhe një grua janë të infektuarit e fudit, të cilët kishin ardhur nga Gjermania.

    “Nga data 08.02.2020 deri me 17.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 284 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej nëntëmbëdhjetë prej tyre kanë rezultuar pozitive. Sot me 17.03.2020 janë konfirmuar edhe dy raste pozitive për virusin SARS-CoV-2: Rastet janë nga komuna e Gjakovës, të kthyer nga Dusseldorfi i Gjermanisë, njëri i gjinisë mashkull 54 vjeç dhe tjetri i gjinisë femër 49 vjeç”, thonë Instituti./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!