LAJMI I FUNDIT: Policia arreston personin më të kërkuar në Kosovë, u kap afër një moteli

Njësia elite e Policisë së Kosovës, para disa minutash ka arritur që ta arrestojë B.H, i njohur si Ciprra.


Aksioni ka ndodhur në njëri nga motelet në magjistralen Prishtinë-Podujevë, teksa dhjetëra policë kanë marrë pjesë në aksionin për kapjen e tij.

Ndaj të njohurit si “Ciprra”, rëndojnë dhjetëra aktakuza.

Muaj më parë, ai pati plagosur dy persona në qendër të Podujevës.Vetëm pak javë pas kësaj ngjarje, po i njejti kishte plagosur edhe një person tjetër, po ashtu në qytet të Podujevës.

Ai dyshohet edhe për vepra të tjera penale, si tentimvrasje, therrje me thikë dhe shkaktim të lëndimit trupor.

Në fotografinë e mëposhtme shihet policia gjatë aksionit për arrestimin e tij. por arrestimi është bërë në afërsi të disa vilave.