×
  • Lajme
  • Lajme

    LAJMI I FUNDIT: Rrëmbehet një person te “Rruga C” në Prishtinë

    Reporteri
    27 Shkurt 2021 | 22:28

    Një person është rrëmbyer të shtunën mbrëma te “Rruga C” në Prishtinë.


    Gazeta Online “Reporteri.net” mëson se personi me inicialet V.Veseli. është rrëmbyer në ora 20:50 nga dy persona të dyshuar me inicialet B.K dhe Z.K. nga fshati Savrovë e Suharekës.

    Të dyshuarit e kanë rrëmbyer personin në fjalë me veturë Passat 3C ngjyrë e zezë, dhe deri më tani nuk dihen arsyet pse ka ndodhur rrëmbimi.

    Njësitë e Policisë së Kosovës janë njoftuar për rastin dhe tani janë vënë në levizje.

    Reporteri.net ka tentuar të marrë edhe një përgjigje nga Policia e Kosovës për këtë rast, por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk kanë kthyer përgjigje.

    Reporteri.net do t’iu mbajë të informuar lidhur me këtë rast.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!