×
  • Lajme
  • Lajme

    Rritja enorme e infektimeve me Covid-19, Arben Vitia tregon masat e reja

    Reporteri
    17 Gusht 2021 | 19:43

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media ka treguar se cilat do të jenë masat e reja kufizuese pas rritjes enorme të numrit të të infektaurve me Covid-19.


    “Prandaj ekspertët e fushës, ne qysh neser do t’i propozojmë qeverisë marrjen e masave: mbylljen për një kohë të klubeve të natës, reduktimin e orarit të gastronomisë, derisa do propozojmë një zgjidhje edhe rreth dasmave, me shumë kufizime të reja për shkak të rezervimeve të mëhershme që i kanë bërë qytetarët tanë”, ka thënë shkurtimisht Vitia.

    Vitia tha se këto masa do të vlejnë deri më datën 1 shtator.

    I pari i shëndestësisë gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve që vaksinohen.

    Kujtojmë që vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 1 mijë e 765 raste të reja. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!