×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdimi i seancës për votimin e presidentit shtyhet për nesër në ora 17:00

    Reporteri
    03 Prill 2021 | 23:10

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka njoftuar se seanca për votimin e Vjosa Osmanit për Presidente do të shtyhet për nesër, e diel, në ora 17:00.


    Kjo siç njoftoi Konjufca, pas kthimit nga pauza, për shkak të mungesës së kuorumit të nevojshëm për zgjedhjen e presidentit.

    Ndryshe, më herët, mosvotimi i tre deputetëve të LDK-së, Agim Veliu, Avdullah Hoti e Driton Selmanajt, e ka pamundësuar kuorumin për votimin për zgjedhjen e presidentit, edhe në përpjekjen e dytë.

    Teksa për kuorum duhen 80 vota, në rundin e parë morën pjesë në votim 79, prej 82 deputetëve që ishin të pranishëm në sallë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!