×
  • Lajme
  • Lajme

    LAJMI I FUNDIT: S’ka më bixhoz, Kuvendi e kalon ligjin

    Reporteri
    28 Mars 2019 | 19:59

    U votua në lexim të dytë projektligji i iniciuar nga Qeveria e Kosovës që ndalon funksionimin e  lojërave të fatit për 10 vjet.


    Pas shumë kundërshtimeve  pro projektligjit votuan 69 deputetë, aq sa ishin të pranishëm në seancë.

    Debati në Kuvend rreth kësaj çështje zgjati rreth një orë. Kundërshtimet ishin kryesisht rreth paqartësisë për vazhdimin ose jo të punës së Lotarisë së Kosovës, shkruan Reporteri.net

    Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti kërkoi që Qeveria të sjellë në Kuvend Projektligjin i cili parasheh lejimin e veprimtarisë së Lotarisë së Kosovës.

    Ndërkohë që deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, propozoi një amendament për një nen të veçantë me të cilin i ndalohet Lotarisë së Kosovës të ketë marrëdhënie kontraktuale me subjektet juridiko-private.

    Ndërkaq Safete Hardergjonaj nga PDK  kërkoi kujdes të veçantë te gjetja e modaliteteve për Lotarinë e Kosovës.

    Projektligji u mbështet edhe nga E shefi i GP të Nisma-s, Bilall Sherifi i cili po ashtu kërkoi që të mbyllej edhe Lotaria e Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!